Finlanda në NATO/ Xhaçka: Jemi më të sigurtë

Finlanda është bërë anëtarja më e re, e 31-ta, e NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit të martën, 4 prill, në Bruksel.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur anëtarësimin e Finlandës në NATO në këtë 74-vjetor historik të aleancës siç e quajti ajo.

“Ky është një 74-vjetor historik për Aleancën tonë. Nga anëtarësimi i Finlandës në NATO përfitojmë të gjithë ne, duke e bërë Finlandën më të sigurt dhe NATO-n më të fortë. Mirëpresim që po ashtu së shpejti edhe Suedia të jetë pjesë e Aleancës”, shkruan Xhaçka, teksa poston edhe foto nga ceremonia.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *