Firma e internetit në Lezhë denoncon drejtorin e policisë bashkiake: Na dhunoi punonjësit në Shëngjin

 

Punonjësit e një firme interneti në Lezhë kanë denoncuar drejtorin e policisë bashkiake në këtë qytet se i ka ofenduar dhe i ka dhunuar ndërsa ishin duke punuar në Shëngjin për shtrirjen e linjës së internetit. Në denoncimin e tyre, punonjësit thonë se janë përballur me një dhunë verbale dhe fizike nga drejtori i policisë bashkiake që në momentin që ai është paraqitur në vendin ku po kryheshin punimet.

Mes tyre ishte edhe një 64-vjear që tregon sesi u përball me dhunën duke treguar edhe shenjat. Sipas punonjësve, drejtori i policisë bashkiake Nard Palaj nuk ka kërkuar të shohë dokumentet për lejen e dhënë nga bashkia por ka vepruar menjëherë.

Avokati Ndre Molla thotë se është një dhunë dhe një gjuhë fyese e papranueshme me përfaqësuesit e shtetit ndërsa shton se veprime të tilla janë bërë të zakonshme prej tyre.

Administratori i firmës së internetit që iu dhunuan punonjësit, Ded Bukaqeja, tregon të gjithë dokumentacionin përkatës duke shtuar se kjo është dhunë ndaj tij.

Zyra e shtypit në bashki pretendon se kompania në fjalë ka shkelur ligjin duke bërë punime pa leje dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejës në Bashki, duke bërë punime në skadim të lejës së ndërtimit.

Sipas tyre, në rastin e fundit, kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunes në kanalin e hapur pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejtë për shfrytëzimin e punimeve të bëra për qëllime të linjave elektrike.

Në këto kushte, Inspektoriati Ndërtimor Vendor dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë në zbatim të ligjit.

Kjo ndërhyrje ka hasur në reagimin e dhunshëm të punonjësve të kompanisë që punonin pa asnjë leje dhe se për këtë ras është bërë kallzim për akte dhune nga punonjësit e kompanisë në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake. /abcnews.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *