Firmat për Kuvendin Kombëtar, Bumçi: Janë e vetmja shpresë! Basha pranoi …

Anëtari i kryesisë së PD-së Aldo Bumçi ka folur mbrëmjen e sotme rreth situatës që është krijuar brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’, Bumçi është ndalur tek firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar dhe ka thënë se e sheh si të vetmen shpresë për të ringjallur Partinë Demokratike.

“Unë firmosa si pjesë e këtij procesi sepse kjo është e vetmja shpresë për të ringjallur PD-në, pas dy humbjesh dhe pas braktisjes së betejës për zgjedhjet. Basha ka të drejtë kur thotë se ka masakër zgjedhore, por përse e la betejën. Si e lë ti qeverinë të qeverisë pa pasur zgjedhje të lira. Kjo ka lënë dëshpërim njerëzit nuk dinë ku të drejtohen”, tha ai.

-Nuk është Komisioni Hetimor një armë?

Bumçi: Çfarë do të thotë më shumë nga çfarë nuk ka thënë ODIHR. Përdorimi i shtetit në zgjedhje ishte fakti më i rëndë. Pastaj kemi edhe patronazhistët, pra ODHR ka thënë shteti është zgjedhje. Basha ka një raport kritik për qeverinë por nuk e përdor. Çfarë kushte i ka vënë  Rmaës? Ka hyrë në parlament me normalitet, pranon qeverinë që të ka dhunuar zgjedhjet. Nëse i ke provuar të gjitha rrugët dhe je i pazoti atëherë largohu…Çështja nuk është e Sali Berishës nuk është individuale. Fakti që sallat u mbushën ka një frymë që nuk e pranon Bashën.

-Basha thotë që ka pasur llum në të kaluarën në  PD?

Bumçi: Është turp. I le njerëzit pa identitetit politik…Ky të rrëzon identitetin, të rrëzon të kaluarën, por këtë nuk e pranojnë demokratët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *