Firmosin 36 deputetë, socialistët mbledhin firmat për shkarkimin e Metës

A

Sikundër ishte njoftuar në mesditë, socialistët kanë zyrtarizuar nismën për shkarkimin e presidentit Meta. Argumenti i tyre për të shkarkuar Metën, janë thirrjet e tij të bëra gjatë fushatës elektorale. 36 deputetë kanë firmosur, për të iniciuar procedurën e shkarkimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, bazuar në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës, ku përcaktohen rastet kur dhe si mund të shkarkohet presidenti.

Shumica është e vendosur të miratojë shkarkimin brenda kësaj legjislature. Kjo është hera e dytë që shumica aktuale brenda më pak se 2 viteve, merr nismën për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Në të parën, ata u tërhoqën pas rekomandimit të Komisionit të Venecias, të cilit iu drejtuan nga Kuvendi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Sot presidenti Meta bëri thirrje që të nisë hetimi në mënyrë urgjente për parregullsitë e denoncuara në zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti Ilir Meta ripërsëriti thirrjen për hetimin e votave të pavlefshme të 25 prillit, ku dolën mbi 83 mijë fletë të pavlefshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *