Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës Alfred Sali.
KPK e ka cilësuar si ‘deklarim të rremë’ pretendimin e prokurorit se kishte fituar një shumë prej rreth 79 mijë eurosh përmes lojërave të fatit në Gjilbraltar.
KPK vuri në dukje se pas hetimeve rezultonte se Sali nuk e kishte deklaruar shumën e fituar si gjendje cash në vitet pasuese, duke e vlerësuar përfshirjen e tij në baste u cilësua si cënim të integritetit.
Ky vendim e është kundërtuar nga Sali, pasi pohon se ka sjellë prova të mjaftueshme që tregonin fitimin e shumës dhe pagesën e detyrimeve për të. Sali tha në Komision se mosdeklarimi si gjendje cash ishte një keqkuptim i tij për formën e deklarimit. Ai pretendoi se ky aktivitet nuk ishte në kundërshtim me ligjin dhe as me kodin e etikës.