Fitoi Festivalin e 60-të të Këngës në RTSH/ Ronela Hajati bën një deklaratë për Eurovizion: Ju premtoj një performancë që…  

Ronela Hajati me këngën “Sekret” u shpall fituesja e Festivalit të 60-të Këngës në RTSH, të këtij edicioni jubilar, ku ka marrë të drejtën të përfaqësoje Shqipërinë në “Eurosong” 2022.

Hajati do të jetë kështu përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, i cili do të zhvillohet në Torino të Italisë në muajin maj 2022. Në fjalën përshëndetëse, Hajati tha se, trofeun ia dedikon babait të saj të ndjerë.

“Para se të them diçka për veten dua një duartrokitje të madhe për Albanin që është një nga artistet më të mirë në Shqipëri. Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time”,- u shpreh Ronela e emocionuar, pas marrjes së çmimit.

A5af20e3 Cecd 4114 9ab4 Dc93c597f0cd

Në vendin e dyte u rendit Alban Ramosaj me kengen “Theje”, ndërsa Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti, morën të dy çmimin e tretë.

Edicioni i 60-të i Festivalit u moderua nga katër prezantuesit Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Ronelahajatsier1 1

Ronela ka bërë më pas edhe reagimin e parë në rrjetet sociale pas spektaklit ku është shprehur e lumtur dhe “pa fjalë” nga kjo fitore. Në postimin e saj në profilin në Instagram, këngëtarja premton që kënga e saj do të vijë e ndryshuar dhe me një video e performancë që do të mbahet mend.

Shihemi në Torino! @eurovision Faleminderit te gjithe atyre qe me kane mbeshtetur gjithe keto vite ! Ju dua me shpirt ?❤️ @rtshqiptar. Ju premtoj që do të bëj një riimprovizim, një video dhe një performancë që do të mbahet mend!

Nuk kam fjale ….”,- shkruan Hajati.

foto galeri

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *