Ka marrë fund beteja e ashpër ligjore mes aktorit hollivudian, Johnny Depp, dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Johnny Depp ka fituar zyrtarisht gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard.
Gjykata ka kthyer vendimin të mërkurën, pas gati 13 orësh diskutimi.
Pas dëshmive gjashtëjavëshe në gjyqin njëqind milionë dollarësh Johnny Depp kundër Amber Heard për shpifje, juria në Fairfax të Virginias ka vendosur në anën e aktorit.
Për për këtë arsye Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese.