Ndësa procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore ka filluar në rang vendi, analisti Bedri Islami njofton nga Shkodra se kandidati i PS, Benet Beci me gjasa do jetë kryebashkiaku i ri i kryeqendrës së veriut.
Islami për gazeta Dita konfirmon se Beci ka fituar me rreth 2 mijë vota diferencë, në një pjesëmarrje 56.300 votues.
Nëse ky raportim konfirmohet zyrtarisht, kjo është një kthesë historike për Shkodrën, ku janë premtuar fonde të shumta dhe projekte transformuese të mëdha.