KQZ i ka dhënë mandatin sot kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.
Celibashi deklaroi se mandati i jepej zyrtarisht Belerit, ndërsa ky i fundit fitoi përballë kandidati i PS, Jorgo Goro me 19 vota më shumë.
Ndërkohë, KQZ dha sot rezultatin dhe për 11 bashki të tjera dhe 12 këshilla bashkiakë.
Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).