Fiton lotarinë 26 milion dollarësh! Nuk merr dot çmimin  

Një grua nga Kalifornia pretendon se ka fituar një lotari prej 26 milion dollarësh. Por aksidentalisht ka prishur biletën fituese, pasi e kishte harruar tek xhepi i pantallonave, ku i kishte larë në lavatriçe.

Sipas Whittier Daily News, një punonjës i dyqanit ARCO AM/PM, ku u ble bileta fituese e SuperLotto Plus gjashtë muaj më parë, tha se një grua pretendoi ditën e mërkurë se e kishte blerë biletën, por aksidentalisht e kishte futur në lavatriçe së bashku me pantallonat.

Cathy Johnston, një zëdhënëse e Qendrës së Lotarisë në Kaliforni, tha se për të fituar çmimin e parë, duhet të keni “prova bindëse thelbësore, se keni qenë në posedim të biletës”, dhe se vetëm pamjet e kamerave të dyqanit nuk janë të mjaftueshme.

Kjo pasi kamerat e dyqanit, nuk ishin në pronësi të qendrës së lotarisë, dhe nuk mund të provonte domosdoshmërish se cilën biletë bleu gruaja.

Sidoqoftë, një kopje e videos është shpërndarë me organizatorët e lotarisë dhe pretendimi po hetohet më tej, konfirmoi zonja Johnston.

Afati i fundit për të marrë çmimin ishte dita e enjte, e cila kaloi.

“Nëse nuk ka ndonjë fitues të njohur të çmimit të parë, brenda ditës së martë të javës së ardhshme, paratë do të shpërndahen si ndihmë drejt shkollave publike të Kalifornisë”, thanë organizatorët në një deklaratë.

Ndërkohë, shitësi me pakicë që shiti biletën fituese ka marrë 130,000 dollarë si pjesë e procedurës standarde të lotarisë.

Burimi i lajmit: msnnews. Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *