“Fitore e madhe e familjes”/ ‘Nëna dhe babai’ fitojnë gjyqin ndaj ‘prindit 1 dhe prindit 2’

Gjykata Administrative ka rrëzuar ditën e sotme vendimin e Komisionerit të Diskriminimit LGBQ që i kërkonte Pastorit Akil Pano të heshtë ndaj Axhendës LGBQ që kërkonte të zëvendësonte “Babin dhe Mamin” me “Prindin 1 dhe Prindin 2”.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Altin Goxhaj në një reagim në Facebook ku shprehet: “Fitore e madhe e familjes”.

Kujtojmë se, themelues i Koalicionit për Mbrojtjen e Familjes, pastori Akil Pano ka qenë gjithmonë kundër zëvendësimin të emrit nënë dhe baba me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Pano ka këmbëngulur gjithnjë për mbrojtjen e vlerave të familjes tradicionale. Pastori shprehet se sipas ligjit të natyrës dhe Perëndisë legjitimohet vetëm martesa mes një burri dhe një gruaje.

“Fitore e Madhe e Familjes, fitore e Babit dhe Mamit kundër Prindit 1 dhe Prindit 2 të Axhendës LGBQ.

Sot Gjykata Administrative rrëzoi Vendimin e Komisionerit të Diskriminimit LGBQ që i kërkonte Pastorit Akil Pano të heshtëte ndaj Axhendës LGBQ që kërkonte të zëvendësonte Babin dhe Mamin me Prindin 1 dhe Prindin 2! Të nderuar që Studio jonë Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) ishim në krah të Pastorit dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës!”– shkruan avokati Altin Goxhaj në Facebook.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *