Kosova e ka mbyllur këtë edicion të Nations League në mënyrën më të mirë të mundshme. Dardanën mundën 5-1 Qipron, duke siguruar kështu qëndrimin në ligë.
Ekipi i Giresse siguroi fitoren që në pjesën e parë me golat e Muslijës dhe Rrudhanit. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për Rashanin dhe Muriqin.
Në fund të ndeshjes pati kohë për nga një gol për secilën skuadër (Roberge, Muriqi).
Kosova përfundimisht renditet në vendin e dytë me 9 pikë në League C. Qipro është e 3-ta me 5 pikë.