Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas lajmit për fitoren e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Fredi Beleri në bashkinë e Himarës. Mitsotakis ka reaguar ashpër më parë, kur Beleri u arrestua një ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën e vjedhjes së votave.
Ditën e sotme, kreu i qeverisë greke është shprehur ndër të tjera se ‘rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës greke’.
“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar bashkie me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti.
Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”- është shprehur Mitsotakis, raportojnë mediat greke.