Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar kampionin Florian Marku pasi mundi me vendim unanim meksikanin Miguel Parra Ramirez.
Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit, Veliaj tha se Floriani është një histori e jashtëzakonshme triumfi.
“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyrës se tij nuk është vetëm fati, por ka shume mund dhe djersë e shumë punë”, tha ai.