Presidenti Meta ka vendosur mos të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi ka ngritur pretendimin se zgjedhjet nuk janë fituar në mënyrë demokratike nga kryeministri Rama.
Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i cili shprehet se “e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje”, duke shtuar se “nuk ka dorëheqje”.
Më herët kreu i shtetit tha se në 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e shqiptarëve.
Deklarata e Tedi Blushit
Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!