Fitorja e tretë e PS-së/ Rama nis festën: Jam krenar për shqiptarët që më dhanë votën…. dhe një mesazh të fortë për demokratët  

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga selia rozë për t’ju bashkuar festës së socialistëve në sheshin “Skënderbej”. Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda, ndërsa dorë për dore kanë ecur drejt sheshit.

Ajo që bie në sy nga veshja e kreut të qeverisë është mungesa e kapeles që nuk e ndau gjatë gjithë fushatës, me numrin 12. Mesa duket nuk ka më nevojë që të kërkojë votën, ndaj dhe e ka braktisur sendin me “fat”.

Featured image of article: ME FOTOT: Më në fund del nga selia! Rama dorë për dorë me gruan shkon në shesh, ku e ka simbolin e fatit…

Rama: “Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme të atyre që kanë zgjedhur 12 por kanë gabuar me preferencën, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm me një shpirt gare që nuk ka të dytë në këtë vend. Jam krenar për shqiptarët që me urtësi kaluan një provë të madhe. Fitoi karakteri ynë.

Fitoi besimi ynë se ky vend bëhet dhe bindja se është misioni ynë ta bëjmë këtë vend Fitoi forca më e madhe demokratike që shqiptarët kanë krijuar ndonjëherë për Shqipërinë: PS. Gëzuar fitoren sespe është e gjitha e juaja. Por mos harroni kurrë, asnjëherë me tutje se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi para. Duhet të bëjmë natën ditë me përkushtim për Shqipërinë, për këdo pavarësisht se për kë ka votuar.

Kjo është fitorja ime e parë, në mungesën e dikujt që më ka ndjenjur pranë dhe më ka ndjekur si hije. Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe shpresoj që po më sheh atje lart.

Nëna im Aneta…Uroj të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse për ju të gjithë që më mbështetët pa pushuar. Më thatë mundësi që të ngjitemi drejt majës. Faleminderit ju që jeni këtu me mua sot”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *