Fitorja historike e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës do të hyjë përgjithmonë në historinë e Kampionateve Botërore si një nga surprizat më të mëdha. Pakkush e priste një triumf të tillë dhe për këtë arsye, familja mbretërore ka menduar që ta festojë në mënyrë të pazakontë për vendin arab.
Mbreti Salaman i Arabisë Saudite ka firmosur një dekret, i cili e bën të mërkurën e 23 nëntorit ditë feste kombëtare, duke i dhënë pushim të gjithë punonjësve të të gjithë qeverisë dhe sektorit privat si dhe shkollave e universiteteve.
Ky dekret u firmos pas rekomandimit të princit të kurorës, njëkohësisht kryeministër i vendit, Mohamed bin Salman, i cili mendonte se kështu populli do të kishte mundësinë t’i gëzohej plotësisht një suksesi që do të kujtohet gjithmonë, sido që të përfundojë turneu për Arabinë Saudite.
#BREAKING: King Salman orders that tomorrow, Wednesday, will be a holiday for all employees in public and private sectors as well as for students in all phases of education, in celebration of #SaudiArabia's stunning victory against Argentina in #WorldCup2022 pic.twitter.com/LaLtW5cycd
— Saudi Gazette (@Saudi_Gazette) November 22, 2022