Trajneri i ekipit të Partizanit, Giovani Colella ka komentuar fitoren 3-0 me Erzenin në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme. Sipas tij, lojtarët treguan forcën e tyre pas momenteve të vështira.
“Nuk kam dyshuar kurrë për këtë skuadër, ato i keni patur ju. Jam shumë i lumtur me djemtë për këtë fitore, për klubin. Lojtarët arritën të tregojnë forcën e tyre pas momenteve të vështira. Nga mometni që mbetëm me 10 lojtarë, mendoj se ishte një lëvizje normale për largimin e sulmuesit dhe futja e mbrojtësit, nuk bëra asgjë speciale, atë e bënë lojtarët. Jam i kënaqur për paraqitjen e lojtarëve dhe shumë entuziast vetëm për ta.
Mua nuk më intereson se për cfarë fitohet, më intereson vetëm të fitoj. Më vonë ne do të bëjmë llogaritë për pikët që do të grumbullojmë dhe sesa do na ndihmojnë këto pikë për të arritur në finish.
Tedi Cara? Cara është një lojtarë i rëndësishëm për partizanin, si të tjerët por ai thjeshtë pushoi. Nuk është absolutisht e vërtetë që nuk ka hapsira për të apo dikë tjetër. Kjo është skuadra dhe do të vazhdojmë” – tha trajneri i “demave të kuq”.