Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka festuar fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Sotiraq Filo në Korçë. Në një komunikim për mediat, Peleshi tha se PS nuk e ndan qytetin në ngjyra dhe se e gjithë bashkia do të punojë për qytetarët nga dita e nesërme.
“Ka fituar Korça, pasi programi ynë është për Korçën. Në shkollat që ne ndërtojmë luajnë fëmijët e socialistët dhe demokratët, ne nuk e ndajmë qytetin në ngjyra. Sot janë ulur flamurët e partive dhe nesër ngrihet flamuri i punës. Bashkia e Korçës punon për qytetin, dhe ne kemi një bast të rëndësishëm me historinë këtu. Duam të japim një shembull të shkëlqyer, jemi gjeneratë moderne. Korça të jetë frymëzim për të gjithë gjeneratat që do vijnë” – u shpreh Peleshi.