Dy nga banorët më të hershëm në shtëpinë e ‘Big Brother’ duket se më në fund do të kalojnë disa ditë “të bardha”.
Dea Mishel dhe Luizi kanë fituar sfidën e javës, e për rrjedhojë banorët do të vihen nën urdhërat e tyre.
Nga sfida e marrjes së më shumë pëlqimeve, Dea Mishel dhe Luizi kanë fituar një avantazh. Dy banorët do të kenë në dorë komandën e shtëpisë, ndërsa çdo banor tjetër do të bëjë atë që ata do i kërkojnë, pa përfshirë kërkesa që nënkuptojnë thyerjen e rregullave të lojës.
Priten kërkesa bombastike nga dy banorë që do ta donin prej kohësh një avantazh të tillë.