Fituesi i madh i Oscars ishte filmi “Anora”

Filmi “Anora”, historia e një punonjëseje seksi në Nju Jork, e cila fiton një shans për një jetë të re pasi u martua me një klient të pasur rus, djalin e një oligarku, por është e zhgënjyer nga përbuzja e vjehrrit të saj, ishte fituesi i madh i ceremonisë së djeshme të Oscars, duke mbledhur pesë statuja, përfshirë edhe këtë për filmin më të mirë.

Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison u nderua me Oscar për aktoren më të mirë, ndërsa regjisori i tij Sean Baker u nderua me Oscar për regjinë, skenarin origjinal dhe montazhin.

Filmi “Anora” kushtoi vetëm 6 milionë dollarë, një shumë shumë e vogël për standardet e Hollivudit, dhe doli si fituesi i madh në natën e Oskarit, kundrejt filmave si “Conclave” , “The Brutalist” dhe muzikalit “Wicked”.

“Nëse po përpiqeni të bëni filma të pavarur, ju lutemi vazhdoni t’i bëni ato. Ne kemi nevojë për më shumë. “Kjo është prova” tha Baker, i njohur për filmat e tij të shkurtër për njerëzit e margjinalizuar.

Madison arriti të mposht Demi Moore, e cila u konsiderua si favoritja për Oskarin për aktoren më të mirë për interpretimin e saj në filmin “The Substance”, e cila fitoi çmimin për grimin më të mirë për transformimin mbresëlënës të Moore.

“Jam rritur në Los Anxhelos, por Hollivudi më është dukur gjithmonë kaq i largët”, tha Madison në fjalimin e saj. “Të jesh këtu sot, në këtë hapësirë, është vërtet e pabesueshme”.

Aktorja e re shtoi se dëshiron të “falenderojë dhe nderojë komunitetin e punonjësve të seksit”, “Unë do të vazhdoj të jem aleati juaj”, theksoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *