Kryeministri Rama u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me gjuhën që përdor në Kuvend ose ambiente të tjera, drejtuar opozitës. Lidhur me gjuhën seksiste, ai tha se është arti i retorikës të luash me tehun e thikës së fjalës. Ndër të tjera Rama shtoi se kush bie viktimë e gjuhës që ai përdor nuk është një problem i tij, por i personit që reagon.
PJESË NGA INTERVISTA:
I intimidon kundërshtarët duke përdorur fjalë seksiste?
Edi Rama: Këtë gjuhë varet se kur e dëgjon ku të shkon mendja. Ato janë fjalë që janë reale dhe në të kontekst. Dihet që janë fjalë greqisht.
Ka eros pushteti apo jo?
Edi Rama: Kjo nuk ka lidhje. Është retorikë dhe është arti i retorikës të luash me tehun e thikës së fjalës. Pastaj se kush bie viktimë, është puna e viktimës. Unë nuk e kthej që gjeja të përfundojë në vulgaritet. Aty që u shkon mendja ashtu duhet të shohin veten e tyre, pastaj mua. Unë di të them që unë mendoj që arti i oratorisë është tehu i thikës. Gjithmonë në tej, nëse shkon shumë në një anë bëhesh … Unë i drejtohem shumicës gjatë gjithë kohës.
Unë nuk di çfarë kupton shumica, unë di çfarë kupton kjo pakica.
Edi Rama: Unë nuk mbaj përgjegjësi për këtë. Unë mbaj përgjegjësi për mënyrës se si paloset kundërshtari në mënyrën që e them. Ku është qëllimi. E vërteta është që mund të mbash një fjalim deri në 40 minuta dhe të gjitha këto që janë fraza me efekt të lartë, që më pas bëjnë lajmin, këto janë asnjë minutë. Ndërkohë më pas fillojnë të thonë që këto janë batuta, nuk kanë program. Kjo është pjesa që edhe atij që ke përballë i jep edhe një resto. Unë nuk i paramendoj gjërat. Që kur kam nisur të flas kam qenë një person që luftoja për fjalën e fundit. Unë jam Gladiator në debat./TCH