Pas fejesës dhe dy ceremonive të martesës me Ben Affleck, Jennifer Lopez ka folur në një intervistë të re për unazën me mesazhin “sekret” që i ka dhënë, një xhevahir me një gur të çmuar jeshil.

Aktori 50-vjeçar kishte gdhendur mbishkrimin: “Nuk shkoj askund”. Një frazë tërheqëse personale, që ajo përdorte për të nënshkruar emailet e tyre kur ata filluan të komunikonin përsëri, shpjegoi Jlo.

Yjet botërorë filluan të takoheshin në korrik të vitit 2002 dhe vetëm disa muaj më vonë njoftuan fejesën e tyre, por dasma e tyre në shtator në vitin 2003 u anulua. Në vitin 2004 ata njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre.

Pasi u martuan me njerëz të ndryshëm dhe u ndanë, tani të dy prindër, ata u ribashkuan gati dy dekada më vonë, me thashethemet për unazën e fejesës që u pa në dorën e Lopez. Zgjedhja e gurit të çmuar në ngjyrën jeshile nuk ishte e rastësishme, siç ka thënë ylli i muzikës, teksa e cilëson si “fatin” e saj: “Kam kuptuar që në shumë raste në jetën time kur kam veshur jeshile, kanë ndodhur gjëra të mahnitshme”, ka komentuar ajo.

Çifti u martuan më 16 korrik në një kishë në Las Vegas përpara se të vulosnin betimin e tyre me një ceremoni të dytë më 20 gusht para miqve dhe familjes në pronat e Affleck’s në Georgia.