Xhaçka deklaroi se aktivistet gra përballen me kërcënime dhe rreziqe, ku përfshihen , rrëmbimet e zhdukjet nga autoritetet qeveritare, madje edhe vrasje.
“Të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut, paqendërtueset dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në rrezik, duke përfshirë ato që kanë informuar Këshillin e Sigurimit ose janë angazhuar në cilësi të tjera me sistemin e OKB-së”.
“Nuk mund të ketë paqe pa gratë dhe do të ishte e pafalshme të përjashtohej gjysma e njerëzimit nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” theksoi Olta Xhaçka në Këshillin e Sigurimit.
/Priza.al/