Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme më gazetarët.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka komentuar fjalimin e Edi Ramës në Strasburg, ku thekson se atë lloj fjalimi mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë. Ai tha se për shkak se fjalimi ishte ofendues, përfaqësuesit e KiE refuzuan darkën. Më tej ai ka shtuar se Rama i futi thikën Kosovës sepse mbuloi e mbrojti Beogradin, si vasal i Vuçiçit.
“Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërkuzë, dyfishin e kohës së lejuar të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi komitetin presidencialet të asamblesë parlamentare të këshillit të Europës, krahas fyerjeve sharjeve ndaj Asamblesë të bojkotojnë zyrtarisht darkës, pavarësisht se aty ishte kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Ndodhi për herë të parë me kryeministrin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Shqipëria nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë.
Rama në Strasburg shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës. Rama i futi thikën Kosovës se në momentin më të papërshtatshëm kur kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësimin në Këshillin e Evropës ai lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara. I bëj thirrje KiE të votojë Kosovën si anëtaren e saj më të re e mos ndikohet nga retorika arkaike e një njeriu që është në mision kombit të vet.
Rama i futi thikën Kosovës se mbuloi e mbrojti Beogradin, si vasal i Vuçiçit. Rama në Strasburg futi thikë pas shpine Kosovës se zgjodhi si mbrojtje mjetin më të dëmshëm presionin e hapur politik ndaj kësaj gjykate. Reagimi i Ramës zgjoi neveri e dënim të ashpër dhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës. Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij të plotë ndaj Beogradit por në fakt për të rënduar pozitën e kësaj udhëheqje në Hagë se kërkon të mbulojë me sulme politike institucionet ndërkombëtare”, tha Berisha.