Në skenën e konventës së Demokratëve në Çikago, Tim Walz – guvernator i Minesotës dhe kandidat për zëvendëspresident në zgjedhjet e ardhshme në SHBA me Kamala Harris foli ndër të tjera për “tragjedinë e infertilitetit” në Shtetet e Bashkuara.
Ai iu drejtua gruas së tij Gwen dhe fëmijëve të tij – Hope dhe Gus – duke thënë: “Ti je bota ime, të dua”. Djali i tij Gus – që vuante nga ADHD, ankthi dhe çrregullime të të mësuarit u ngrit në lot nga emocionet dhe përsëriti disa herë: “Ky është babai im! Ky është babai im”.