Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy foli të martën me Parlamentin e Shqipërisë përmes një video-konference.
Por si u vendosën në kontakt autoritetet shqiptare me Presidentin ukrainas?
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se kontakti është vendosur përmes ambasadorit të Ukrainës në Tiranë.
“Në një komunikim me ambasadorin ukrainas këtu vendosëm të komunikojmë me ta për një lidhje të Presidentit. Ishte dhe kërkesë e tyre dhe dëshirë e jona. Vëmendja e Shqipërisë ka qenë e padiskutuar për çështjen e Ukrainës dhe Shqipëria ka marrë një rol që është dhe përtej përmasës sonë”, u shpreh ministrja Spiropali.