Së fundmi, moderatorja e njohur Fjodora Fjora ka rrëfyer një nga momentet më të vështira në jetën e saj. Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në “Natën me Aulonën” ajo tregoi në lidhje me aksidentin që babai i saj kishte pësuar vite më parë, një aksident i rëndë, që sipas asaj cka tha Fjodora e kishte kthyer të atin nga një njeri plot me jetë në një person me aftësi të kufizuara, cka e kishte bërë më të vështirë “luftën” e tij për t’u bërë më mirë, si për të, ashtu edhe për vetë familjen.
Sipas saj ky kishte qenë një nga ato momentet për të cilat nuk të pergatit askush dhe pikërisht një nga ato momentet kur t’i kupton që pavarësisht sa i pasur apo sa para ke, nuk mund të bësh asgjë që të shpëtosh dhe t’i japësh fund vuajtjes së një persioni të dashur dhe e gjen veten shumë të pafuqishëm.
Ndër të tjera Fjora tha se në atë kohë, për t’ju gjendur pranë babait në spital, ajo ishte larguar edhe nga televizioni dhe ishte kujdesur gjatë gjithë kohës për të, së bashku me të ëmën. Koha e shpenzuar në spital kishte bërë që gazetarja e njohur në atë kohës të binte në një lloj depresioni, gjithmonë sipas saj, derisa kishte arritur në pikën që nuk e përballonte më presionin dhe i kishte thënë prindërve që i duhej të rikthehej jetës së saj dhe punës.
Periudha e shpenzuar larg tyre fizikisht, për Fjodorën, ishte një periudhë e vështirë, por që i kishte bërë mirë, ndërsa momenti që e kishte shokuar më shumë gjatë gjithë kësaj kohe kishte qenë casti kur i kishte bërë një vizitë surprizë të atit në spital dhe kishte rastisur kur doktori ishte duke kryer një procedurë jo edhe aq të lehtë mbi të, cka e kishte shokuar totalisht moderatoren.
Që nga ai moment e në vazhdim, Fjodora kishte vendosur të ishte më e fortë dhe ta përballonte më mirë këtë situatë të vështirë, duke ja dalë të motivonte edhe babin, për të rigjetur veten e tij dhe arsyen për t’ja dalë kësaj “lufte”, ndërsa nga ana tjetër ajo tha se gjithë kjo eksperiencë, kishte bërë të vlerësonte më shumë se asnjëherë nënat për punën e përkushtimin e tyre për njerëzit e dashur.