Vajza e këngëtares Fjolla Morina Alayah, ka festuar sot ditën e saj të lindjes. Ka qenë partneri i Morinës, ai që ka publikuar një foto nga një ambient festiv, teksa shihet me vajzën e vogël në krahë dhe pranë këngëtares.
Ky imazh shton dyshimet për lirimin e Fjolla Morinës nga burgu, e cila u vu në pranga gjashtë muaj pasi u shpall në kërkim nga policia.
Ajo u arratis gjatë procesit gjyqësor teksa ndodhej në arrest shtëpie, por u dënua nga gjykata e Kukësit me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Të jetë liruar nga burgu Morina, apo bëhet fjalë për një foto të vjetër të familjes?
/Priza.al/