Fjolla Morinën vetëm qelia e afronte me librin, këngëtarja shprehet: Më ka bërë mirë burgu

Fjolla Morina, një nga këngëtaret më të dashura për publikun është rrëfyer ndryshe nga herët e tjera. Këngëtarja shqiptare e Kosovës ka folur për kohën kur ka pasur probleme me ligjin, e cila ka qëndruar në burg për 40 ditë. Lidhur me këtë periudhë të paraburgimit ajo ka zbuluar se si i kalonte ditët aty.

“Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë? Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, është shprehur Fjolla.

Rikujtojmë se këngëtares i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kohë e përllogaritur që prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga nterpoli. Mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *