Fjoralba Ponari reagon pas deklaratës së Luizit për homoseksualët

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari është mjaft aktive me postime në rrjete sociale dhe së fundmi e kemi parë tepër të angazhuar me komente në llogarinë e saj personale në Instagram lidhur me këtë edicion të ‘BBV’.

Në Instastory-n më të fundi ajo ka ‘dy fjalë’ edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejt drejtuar Luizit dhe deklaratës së tij për homoseksualët, gjë që ka krijuar mjaft ‘zhurmë’ në rrjet.

“Seksualiteti nuk është zgjedhje! Siç do t’i shpjegoni fëmijës tuaj nesër vrasjet/ përdhunimet, abuzimet dhe cënimet e të drejtave të tyre, ashtu mund t’i sqaroni dhe me atë seksualitet që lind me atë vdes, e përqafon apo jo, do varet gjithmonë nga guximi dhe dëshira për të jetuar të lirë. Dashuria dhe pranimi i vetes pa cënuar askënd, nuk ka pse indinjon dhe aq më tepër pse të nxisë urrejtje tek askush. Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar për opinionin publik”,- shkruan moderatorja.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *