Një zjarr i madh ka rënë në një zonë me shkurre në Kodër Kombinat në Tiranë. Mësohet se flakët janë aktivizuar mesditën e sotme.
Deri tani nuk raportohet për dëme në banesa apo për rrezikimin e tyre nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vatër të aktivizuar qëllimisht apo si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës.
/Priza.al/