Tymi i zi ka mbuluar qiellin pas një zjarri të madh që ka rënë mbrëmë në Shkup, ku është përpirë nga flakët ura e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor të një qendrës tregtare.
Sipas informacioneve fillestare është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes, ndërsa në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit.
Ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të kontaktojnë kompanitë përkatëse për të kuptuar nëse nën urë ka edhe instalime gazi.
Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar.