Flamur gjigant ukrainas përpara ambasadës ruse në Londër

Një grup aktivistësh kanë hedhur qindra litra ngjyrë të verdhë dhe të kaltër në rrugën ku gjendet ndërtesa e Ambasadës ruse në Londër, duke krijuar një flamur gjigant ukrainas, një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Fushata e bërë nga grupi “Led By Donkeys” ndaloi trafikun para se të hidheshin mbi 300 litra ngjyrë në rrugë për të krijuar një flamur prej 500 metrash katrorë.

“Ukraina është shtet i pavarur dhe njerëzit kanë të drejtë për vetëvendosje”, tha grupi përmes një deklarate.

“Vendosja e flamurit gjigant ukrainas jashtë Ambasadës [së presidentit rus, Vladimir Putin] në Londër do të shërbejë si përkujtues për këtë gjë”.

Moska ka justifikuar pushtimin e Ukrainës me shqetësimet për sigurinë e saj kombëtare. Policia në Londër tha se tri burra dhe një grua u arrestuan nën dyshimet se kanë shkaktuar dëme dhe kanë penguar komunikacionin në rrugën ku gjendet Ambasada ruse./REL


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *