Flamuri i BE-së vendoset përkrah atij shqiptar në të gjitha institucionet publike

Flamuri i Bashkimit Evropian i është bashkangjitur atij kombëtar në të gjitha institucionet publike, më mjediset e jashtme dhe të brendshme.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave ku është publikuar dje në Fletoren Zyrtare, me propozim të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Vendimi i plotë:

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHE

PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,

FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE

MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.

Në nenin 4, të ligjit nr. 8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, bëhen këto shtesa:

“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”.

“… si dhe mënyra e përdorimit dhe përmasat e flamurit të Bashkimit Evropian …”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *