Arbnora Fejza-Idrizi ka realizuar një flamur me përmasa gjigande dhe të jashtëzakonshme me origamë. Ajo e ka realizuar flamurin në një sallë sporti me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”. Flamuri përbëhet nga 120 mijë letra origami dhe secila nga ato është në formë piramidale.
Nxënësit mendohet të kenë palosur rreth 50 mijë letra, kurse pjesa tjetër është bërë me ndihmën e familjarëve. Fejza synon një rekord të ri Guinnes, duke qenë se flamuri është konsideruar si nga më të mëdhenjtë e punuar ndonjëherë.
Puna e bukur e saj ka marrë një vëmendje të veçantë me rastin e 111-vjetorit të Ditës së Flamurit.