Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje flamurin me yllin komunist në koncertin ‘Sunny Hill’.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Veliaj shkruan se luftohet komunizmi me metoda komuniste, por flamuri ka shoqëruar performancën e grupit muzikor nga Kosova me këngën “Asgjë sikur dielli”.
Sakaq ka ironizuar dhe zhvillimet në PD duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! @albannimani – dhëndër në Tirane në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni më të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat”, shkruan ai.