Kanë dalë të tjera detaje nga dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme në zonën e ish-bllokut.
Sipas dëshmitarëve okularë, agresorët e kanë sulmuar dhe goditur Sokol Mëngjesin.
Ata kanë treguar se avokati i Sali Berishës ka tentuar të largohet por ka rrëshqitur duke goditur kokën në trotuar.
Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga policia.
Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.
Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme ndërsa na spital ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.