Flet babai i Liridonës: Vajzën ma ka vrarë për t’i marrë pensionin nga sigurimi që kishte

Detaje të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja Liridona Murselit (Ademaj), 30-vjecares që u vra nga bashkëshorti i saj në Kosovë.

Babai i saj  ka treguar sipas tij motivet që çuan dhëndrin e tij, Naim Murseli për të kryer krimin e rendë ndaj bashkëshortes. Ai ka treguar se vajza e tij ka pasur sigurim të madh jete, e sipas tij kjo ka shtyrë Naimin për të vrarë Liridonën, në mënyrë që ti merrte pensionin që përfitonte familja pas ndarjes së saj nga jeta.

 

Babai i Liridonës: Ne dyshojmë se ky ka pasur jetë luksi shumë të madhe, dhe për atë që ta vras unë dhe t’ja marr pensionin e këto që i takojnë. Nuk ka gjë tjetër. Nuk ka pasur konflikte mes tyre. E kemi pritur si më mirë. Me ja bërë këtë faljes së vet, me i lënë fëmijët në rrugë është gjynah. Fëmijët janë në shtëpinë e Liridonës, janë prindërit e tij atje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor), ku 30-vjeçarja Liridona Murseli u vra me armë zjarri teksa po kthehej në banesë brenda automjetit ku udhëtonte së bashku me bashkëshortin, Naim Murseli dhe 2 djemtë e tyre të mitur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *