Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë ku ka folur për Liridona Ademajn, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur Kosovën. Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh aiai.
I përlotur, thotë se nuk ka pasur shumë informacion. Ai tha se nëse do ta kishte ditur se e ka bërë djali i tij, do të ishte hakmarrë vetë me djalin e tij dhe nuk do ta kishte lënë gjallë.
“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova. Ka qenë agresiv Naimi kur kemi shkuar tek varrezat. Naimi si ka lënë mediat. Unë i thash ejani, pasi kur është ngjarje nuk din. I thash jeni të lirë. Ai më refuzoi!
Unë këtu me njerëz, kam shkuar brenda! Ai kur është arrestuar, unë se kam ditur dhe ishim brenda në shtëpi. Erdhi policia e na thanë jemi duke bastisur dhomën e Naimit. Nuk kam komunikuar me Naimin, as me avokat. Jam shumë i tronditur pasi Liridonën e kam dashur më shumë se vajzat e mia. Policët kontrolluan dhe nuk gjetën gjë. Zotëri më tha polici me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme, se Naimi është kryesi i veprës. Aty jam tronditur, me ma dhënë krejt botën nuk e kisha besuar se djali im do ta bënte atë gjes. Ia kam lënë drejtësisë. Po ta dija se e ka bërë djali im isha hakmarrë vetë me djalin tim, ai nuk do të ishte gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë.’- tha ai. Ai tregoi se fëmijët akoma nuk e dinë se nëna e tyre ka vdekur.
‘Fëmijët nuk e dinë se nëna ka vdekur. Nuk kemi forcë, pasi kanë qenë shumë të lidhur.’- tha ai.
I pyetur nëse ka komunikuar me familjen e Liridonës, ai tha se nuk ka fytyrë që tu dalë para.
‘Ne me familjen e Liridonës jemi prej 50 vitesh, jemi miq. Nuk kam pasur fytyrë tu dal përballë. U kam dërguar një mesazh nëse mund të marr pjesë ne rivarrim. Nuk me kanë pranuar. E kuptoj. Unë jam me ata nuk jam me Naimin.’- tha ai për Nacionalen.