Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës dhe babai i Havier Dobit, nënë e bir që vodhën 120 mijë euro nga banesa e Alda Klosit ka treguar se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tyre.
Me lot në sy, ai është shprehur për emisionin “Review” në “Euronews” se djali i tij nuk ka faj në këtë mes, teksa hedh dyshime se atë e ka implikuar e ëma në këtë ngjarje. Madje, kryefamiljari thotë se nuk dinte as për shumën e parave që ata kishin fshehur në shtëpi. Më tej, Dobi tha se familja e tij nuk vuante ekonomikisht.
“Djali nuk ka punë fare. Unë i jepja lekë djalit, skishte pse të ishte futur në këtë ngjarje. Kur ka ardhur koha që i ka thënë të ëmës. Merre ti përsipër, që të dalë unë. Ti të dënohesh” – u shpreh Dobi.
Ai tregoi se kishte punuar më parë në polici, ndërsa për momentin ishte pensionist. Ndër të tjera, Dobi është shprehur se Ministri i Drejtësisë i ka premtuar se do ta lirojnë të birin.