Viktimat ishin konfliktuar edhe disa ditë më parë për arsye banale. Sipas dëshmitarit, sherri mes tyre kishte nisur për një “pse më sheh?”.
Dy persona humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë, pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Një banor i zonës tregoi se viktimat ishin konfliktuar edhe disa ditë më parë për arsye banale. Sipas tij, sherri mes tyre kishte nisur për një “pse më sheh?”.
Ai u shpreh se njëri nga viktimat, kishte fëmijën e vogël përdore.