Tomi Kallanxhi është specialisti i IT dhe së fundmi ka folur në lidhe me situatën e krijuar nga sulmi i hakerave nga Irani në vendin tonë . Sipas ekspertit kjo situatë ka ndikuar në psikologjinë e qytetarëve, duke u ngulitur atyre në kokë që po sulmohemi nga një armik i huaj, në këtë rast, Irani.
Sipas Kallanxhit qytetarët shqiptar nuk janë familjarizuar me sigurinë kibernetike dhe lundrimi i tyre në internet, më së shumti lidhet me mediat sociale. Ai tregoi disa hapa efikase se si duhet të mbrohemi nga sulmet e hakerave.
“Më duhet ndihma jote”. Ky është një mesazh që po përdoret së shumti nga hakerat për qytetarët shqiptarë. Ky mesazh dërgohet nga një person që ju njihni dhe që i është hakërruar llogaria në rrjete sociale, e në moment që ju i përgjigjeni, edhe llogaria juaj do të hakërrohet.