Vrasësi serial, Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme gjatë një aksioni të policisë ishte vendosur në një nga pallatet e qytetit të Fierit. Sipas raportimëeve mësohet se Dumani e kishte marrë para një jave këtë shtëpi me qira. Ndërkohë që njëra nga banoret tregon e tmerruar se çfarë përjetoi gjatë momentit kur ju vënë prangat të shumëkërkuarit, Dumani.
“Mbrëmë pamë një tmerr, po u binin dyerve me sende të forta. Unë banoj në kat të tretë. Ata ndodheshin në kat të katërt. Isha dhe vetëm, u tmerruam mbrëmë. Ata sipër rrinë me qira, para këtij që ka ardhur tani ishte një italian. Ka ikur para një jave. U trokita para nja 3 ditëve u thashë mos më bëni zhurmë. Na fal na fal. Pastaj më tha nuk jam unë që bëj zhurmë është ai lart. Epo na fal që të bezdisa i thash”, tha banorja./Priza.al