Ju kujtohet rasti i Ersida Dyrmishit 30 vjeçares nënë e dy fëmijëve që u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj.
E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit ku ka thënë se është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe kanosur për jetën e familjarëve të saj.
32-vjeçari Marjus Musaku i cili ndodhet në burg, akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Marjus Musaku ka dalë publikisht në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ndër të tjera ai ka thënë se ishte i vetëdijshëm se ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë.
Ai tha se ata kishin më shumë se një vit lidhje me njëri-tjetrin dhe çdo gjë kishte nisur kur ata ishin parë në plazh dhe kishin shkëmbyer nurmrat e telefonit dhe flisnin në “Telegram”.
“E merrja nga puna, nga ora 14.30 deri në 16 rrinte me mua”, tha ai.
32-vjeçari u shpreh se Ersida i kishte rrëfyer atij se burri e keqtrajtonte dhe ajo donte ta linte burrin e saj duke i premtuar Marjusit një jetë bashkë.
“Nëse jam fajtor, kërkoj dënimin me varje. Më shumë ka ndenjur me mua se me burrin e vet. Pse ka mashtruar. E akuzoj për mashtrim të rremë. E kam dashur me shpirt. Nuk i mungonte asnjë lloj gjëje, ka bërë jetë luksi me mua”- tha 32-vjeçari