Shkaku/ Flet pasagjeri që ishte në autobusin e aksidentuar në Serbi: Kemi qenë në gjumë, kishte edhe fëmijë

Njëri prej pasagjerët që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili u aksidentua në Krushevc të Serbisë, ka folur rreth ngjarjes ku u shpreh se aksidenti erdhi si pasojë pasi rruga nuk ka qenë fare e pastruar nga autoritetet serbe.

Sipas tij shoferi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit. Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *