Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Eltion Merja, balerini i njohur që përfundoi eksperiencën në “Big Brother Vip” spektaklin e kaluar.
I njohur si Tokja, ai foli dhe për historinë e dashurisë me Rovena Dilon për të cilën u shkruajt nëpër portale.
“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai fillimisht.
Por pas pyetjeve të shumta që moderatorja i bëri ai vendosi të rrëfejë pak nga e shkuara e tij duke thënë se:
Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime të shëmtuara në jetë…
E shkuara ime mbetet e shkuar, ama shumë gjëra të bukura kanë ndodhur si kundër edhe të hidhura por, unë asnjëherë nuk jam fokusuar tek ato të cilaat mund të më kenë mërzitur pasi e kam dhe në tip që i harroj shpejt ato lloj gjërash që nuk dua ti kem në memorje.
Marrëdhënia ime me këngëtaren Rovena Dilo ka qenë shumë e bukur për aq kohë sa kemi qenë të dy bashkë por, që nuk shkoi dhe aq mirë sa duhet dhe gjërat u lanë në mes pa nisur dhe më tej.
/Priza.al/