Fleta e re e votimit/Ambasadorja Yuri Kim del me mesazh të fuqishëm

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar me anë të një postimi në rrejtin social Teitter për zgjedhjet e 25 prillit, që na ndajnë edhe pak ditë. Ajo nënvizon se SHBA mbështet fuqimisht KQZ për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente për të gjithë. Reagimi i saj pason pas konferencës për shtyp të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, duke i deklaruar mbështetjen e SHBA në procesin zgjedhor.

“Unë vetëm pashë konferencën për shtyp të @ICelibashi- shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ-së për garantuar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, brenda afateve dhe transparente”, shkruan diplomatja amerikane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *