Fletorja me borxhe në dyqan-kafen në Dhemblan, Artan Hoxha: Një pamje e trishtë e Shqipërisë se vërtete!

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga një fshat në Tepelenë dhe tregon situatën e vështirë në të cilën ndodhet banorët aty.

Hoxha shprehet se për ata që janë aq të vetmuar dhe në skamje qeveria në Tiranë duket kaq e largët për këta njerëz sa duket se i ka harruar me kohë. Ai shkruan më tej se kjo është pamja e trishtë e Shqipërisë së vërtet.

Postimi i Artan Hoxhës

Një kafe turke nen zjarrin e sobës, ne Dhemblan rreze Malit te Gribës, te kujton se pa ikur “plakat e prillit” nuk ikën kollaj dimri….

Kjo kafe te kujtonte fillimin e viteve ‘90-te, pasi shitej nga kripa e zeze për bagëtitë, mielli, himet dhe deri te shkrepëset.

Me shume se vete godina apo malli qe shitej ne te, vlente një fletore e vjetër shkrimi, ne te cilën ishin shënuar emrat e familjeve dhe banoreve te fshatit qe kishin blere pa leke.

Dhe nuk ishte pak, por plot 7 milionë leke te vjetra. Një borxh i krijuar dite pas dite, për me shume se një dekade, ne kafen me te varfër te fshatit.

Për një pjese te mire te borxhlinjve, i zoti lokalit, i kishte humbur shpresat se do ta paguanin një dite.

Ata qe kane mbetur ne fshat janë vetëm te moshuar dhe te varfër deri ne skamje.

Te rinjtë janë zhdukur nga sytë këmbët jashtë vendit, pa asnjë shprese për t’u kthyer pas.

Ata qe kane bere prokopi, ne mërgim apo ne qytetet e mëdha te vendit, kane rindërtuar shtëpitë dhe kthehen ne te rralle për t’u çmallur me vendlindjen.

Qeveria, atje ne Tirane, duket kaq larg për këta njerëz, sa i ka harruar prej kohesh.

Për luftën ne Ukraine apo krizën e krijuar prej saj, as qe u bie ndërmend.

Ata kane gjithë jetën ne lufte për te mbijetuar.

Ndërsa kriza është bashkudhëtare nga lindja deri ne vdekje.

Një pamje e trishte e Shqipërisë se vërtete.

E cila i mban sytë nga qielli, jo për te pare satelitin qe do lëshonte ne hapësire kryeministri ynë, por për t’ju lutur zotit qe te lehtësoje sadopak mjerimin e tyre…


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *