Së fundmi, moderatori i njohur Flor Gjini ka ironizuar Bora Zemanin, në një intervistë për ‘Natë me Aulonën’.
Flori tregoi arsyet e largimit nga ‘Top Channel’, ku veçoi se kishte biseduar për të qenë pjesë e ‘Dancing With the Stars’, konkretisht në ‘Gold Room’.
Ndonëse nuk përmendi emra, ai u shpreh se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.
“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”- u shpreh ai.
I pyetur për marrëdhënien e tij me Ori Nebiajn, Flor Gjini u shpreh:
“Marrëdhënia me Orin është shumë e mirë. Në fillim nuk ka qenë shumë e mirë. Këto vitet e fundit jemi lidhur shumë me njëri-tjetrin. Në fillim ishte Olsa në mes dhe ku është ajo ka dramë. Ori ka një talent të madh në kuzhinë dhe na mbledh gjithmonë tek shtëpia e saj.
Në rolin e ‘Për’puthen’ më pëlqen shumë. I kam thënë që po bën gabim sepse mendova që ‘Për’puthen’ donte një vajzë që thotë “fol ti se e ke radhën”. Ori i ka dhënë autoritetin që i mungonte atij programi”.
Gjithashtu ai sqaroi raportin e tij me Einxhel Shkirën, duke thënë se: “Është e vërtetë që nuk flasim sepse ne po folëm flasim gjithë natën dhe rri pa gjumë. Me Einxhelin kam një marrëdhënie shumë të mirë, tani e ka marrë të gjithë vëmendjen bebi”.
I pyetur nëse është i lumtur, moderatori u përgjigj duke thënë: “Jam shumë i lumtur. Kam patur dy javë për të cilat u futa në një dilemë. Tani po jam i lumtur!”